Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Tragjedia në Gjirokastër, reagon policia: 15-vjeçari dyshohet se pësoi infarkt gjatë kohës që ishte duke u larë në pishinë (EMRI)

Shkruar nga Newsbomb
Tragjedia në Gjirokastër, reagon policia: 15-vjeçari dyshohet
Pishina "Glow", ku humbi jetën 15-vjeçari

Policia e Gjirokastrës ka reaguar zyrtarisht në lidhje me mbytjen e një 15-vjeçari këtë të mërkurë në një pishinë private në fshatin Mashkullorë.

Policia bën me dije se dyshohet se adoleshenti ka pësuar infarkt gjatë kohës që ishte duke u larë në pishinë dhe për pasojë ka humbur jetën.

Bëhet fjalë për mino renin A.Peçi, i cili raportohet se mund të jetë ndikuar nga uji i ftohtë dhe ka pësuar infarkt.

Ndërsa ende nuk dihen rrethanat e plota në lidhje me këtë ngjarje të rëndë.

Njoftimi i policisë:

Gjirokastër/Informacion paraprak

Rreth orës 10:00, në fshatin Mashkullorë, në një kompleks pushimi, një 15-vjeçar dyshohet se ka pësuar infarkt duke u larë në pishinë dhe për pasojë ka humbur jetën.

Grupi hetimor vijon punën për dokumentimin e plotë të rrethanave të rastit.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese