Hapësire reklamuese

Aktualitet

22 vite pas vrasjes së basketbollistëve te “Pallati i Sportit”, Damiano Toshi “ia hedh paq” nga burgimi i përjetshëm, mund të fitojë liri të plotë

Shkruar nga Newsbomb
22 vite pas vrasjes së basketbollistëve te “Pallati i
Foto ilustruese: Rafael Rizani, Damiano Toshi e Sokol Jahollari

Edhe pse kanë kaluar 22 vite nga vrasja e dy basketbollistëve të ekipit “Skëndërbeu”, Sokol Jahollari dhe Rafael Rizani, autori i ngjarjes Damiano Toshi i ka shpëtuar burgimit të përjetshëm në lidhje me ngjarjen që tronditi mbarë Shqipërinë më 3 shtator të 2004. Madje raportohet se ai mund të fitojë liri të plotë.

Pas shumë viteve që vrasja e dy sportistëve endet gjyqeve, Gjykata e Elbasanit ka pranuar kërkesën e tij për gjykim të shkurtuar, duke i zbutur Toshit masën e sigurisë, ndaj të cilit së fundmi caktoi 25 vite burg.

Hetimet e shtrira në një periudhë të gjatë kohore nxorrën në pah se Toshi ishte autori kryesor i vrasjes së basketbollistëve të “Skëndërbeut”, ngjarje e ndodhur pranë Pallatit të Sporteve në Korçë. Për rrjedhojë, drejtësia shqiptare vendosi ndaj tij burgim të përjetshëm.

Mirëpo, në marsin e 2022 Gjykata e Lartë vendosi të rrëzojë dënimin “burgim i përjetshëm” dhe të rikthejë çështjen e vrasjes së basketbollistëve për rigjykim.

Kështu, Gjykata e Elbasanit u dakordësua për zbutje të masës së sigurisë.

Ndërsa bëhet me dije se nëse Prokuroria e rimarr çështjen nga e para dhe llogaritet se Toshi e ka shlyer dënimin e ri prej 25 vitesh burg, atëherë ai mundet të fitojë lirinë duke i dhënë një tjetër kthesë njërës prej ngjarjeve më të bujshme të ndodhura në vendin tonë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese