Foto nga vendi i ngjarjes
Një kioskë e përdorur për mbajtjen e veglave bujqësore është përfshirë nga flakët paraditen e kësaj të mërkure në fshatin Shtëpez, në Gjirokastër.
Drejtoria e MZSH-së Gjirokastër, ka deklaruar se njoftimi për zjarrin u mor rreth orës 10:10 nga një punonjës. Menjëherë pas kësaj në vendngjarje është nisur grupi i shërbimit, i cili ka bërë të mundur shuarjen e plotë të flakëve, duke parandaluar kështu përhapjen e tyre në sipërfaqet përreth.
Fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar, dhe zjarri ka shkaktuar vetëm dëme materiale duke shkrumbuar veglat e punës që ndodheshin brenda në kioskë. Sipas verifikimeve paraprake, dyshohet se zjarri është shkaktuar nga një masë elektrike.
Sondazh
Poll
