Foto nga aksidenti
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e kësaj të mërkure në zonën e Laprakës, në Tiranë.
Sipas informacioneve paraprake, drejtuesi i automjetit ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka hipur mbi bordurën anësore të rrugës, duke përfunduar jashtë korsisë së lëvizjes.
Ende nuk dihet nëse nga aksidenti ka persona të lënduar, priten më shumë detaje nga Policia Shtetit.
Shërbimet e policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po punojnë për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e plota të aksidentit.
Sondazh
Poll
