Hapësire reklamuese

Aktualitet

Tirana zien nga protestat prej 38 ditësh, "SUNDANCE" njofton 4 ditë dhe 4 netë festival në Zvërnec: 3 skena, 50 artistë dhe muzikë pa ndërprerje 24 orë

Shkruar nga Newsbomb
Tirana zien nga protestat prej 38 ditësh, "SUNDANCE" njofton 4
Protesta e pare per Zvernecin - Thirrja per festivali qe nis neser

Mijëra banorë të Tiranës dhe jo vetëm, protestojnë prej më shumë se një muaji në bulevardin qendror të kryeqytetit për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij, ndërsa lëvizja ka marrë emrin "Revolucioni i Flamingove".

Projekti i qeverisë shqiptare për t'i dhënë Zvërnecin disa kompanive të lidhura me dhëndrin e presidentit amerikan Donald Trump, Jared Kushner, për të ndërtuar një resort luksoz, duke kërcënuar seriozisht ekosistemin e zonës, i ka nxjerrë qytetarët në rrugë.

Tirana zien nga protestat prej 38 ditësh, "SUNDANCE" njofton 4
"SUNDANE" njofton 4 ditë dhe 4 netë festival në Zvërnec

Mirëpo, kur prej 38 ditësh protestohet nën zyrën e Edi Ramës për të mos lejuar prekjen e Zvërnecit, nesër në zonë pritet të startojë një festival me muzikë 24 orë dhe që do të presë qindra, në mos dhe mijëra, fansa të muzikës elektronike.

Për ironi, reklamat e shumta po shfaqen në të gjithë "ledwall-ët" e Tiranës dhe njoftojnë të rinjtë e kryeqytetit, se sot është afati i fundit për të blerë biletat.

Organizatorët bëjnë me dije se Festivali Sundance është një përvojë 4-ditore dhe 4-netëshe e muzikës elektronike që mbahet në parajsën natyrore të Zvërnecit, duke ngritur 3 skena, muzikë pa ndërprerje 24 orë dhe mbi 50 artistë ndërkombëtarë dhe vendas.

Tirana zien nga protestat prej 38 ditësh, "SUNDANCE" njofton 4
"SUNDANE" njofton 4 ditë dhe 4 netë festival në Zvërnec

Festivali fillon pasditen e 9 korrikut dhe vazhdon vazhdimisht deri në natën e 12 korrikut, ndërsa organizatorët e "Sundance" kërkojnë që edhe rinia e Tiranës të braktisë protestën që synon mbrojtjen e Zvërnecit, dhe të shkojë në plazhin e lakmuar të jugut për "t'u harbuar" me muzikë elektronike.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese