Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e kësaj së hëne në Gjirin e Ksamilit ku një mjet lundrues është përplasur me skafin e Policisë Kufitare të Sarandës. Burimet bëjnë me dije se përplasja ka qenë shumë e fortë. Si pasojë e aksidentit një person se ka humbur jetën, dhe një tjetër është plagosur dhe është transportuar drejt Spitalit të Sarandës.
Viktima është identifikuar 22-vjeçari Albiano Kreçi, banori i Ksamilit. Kreçi ka marrë dëmtime të rënda dhe ka ndërruar jete pavarësisht transportimit në spital me autoambulancë. Mjeti lundures i tij mësohet se është mbytur pas përplasjes.
Në vendngjarje ndodhen forca të shumta policie cilat po shërbejnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Njoftimi i Policisë:
Ksamil, Sarandë/Informacion paraprak
Rreth orës 18:30, në Ksamil, shtetasi A. K., rreth 22 vjeç, banues në Ksamil, duke lundruar në det me një mjet lundrues tip jet ski (makinë lundruese), dyshohet se, si pasojë e lundrimit me shpejtësi, është përplasur me skafin e Policisë Kufitare, i cili ishte i stacionuar (i ndaluar) rreth 400 metra larg bregut, në monitorim të hapësirës detare.
Si pasojë e përplasjes, u dëmtua drejtuesi i mjetit lundrues, i cili u nxor menjëherë nga deti nga punonjësit e Policisë dhe drejtues të tjerë të mjeteve lundruese që ndodheshin në zonë, dhe u transportua me urgjencë në spital, por, si pasojë e dëmtimeve të marra, humbi jetën.
Menjëherë është ngritur një grup i posaçëm hetimor dhe, në bashkëpunim me Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore, nën drejtimin e Prokurorisë, po kryhen veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të ngjarjes.
