Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Një ditë pas marshimit drejt Rinasit dhe përballjes me policinë, ndryshon skenari i protestës në Tiranë, Fjoralba Ponari publikon hartën dhe rregullat e reja

Shkruar nga Newsbomb
Një ditë pas marshimit drejt Rinasit dhe përballjes me
Fjoralba Ponari

Në ditën e 16-të të protestës qytetare që prej javësh zhvillohet në rrugët e Tiranës, blogerja dhe moderatorja Fjoralba Ponari ka ndarë me ndjekësit e saj detaje mbi itinerarin që do të ndjekë marshimi i kësaj mbrëmjeje.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ajo ka publikuar hartën e lëvizjes së protestuesve, ndërsa bie në sy edhe ndryshimi i mënyrës së organizimit të protestës. Sipas udhëzimeve të shpërndara, marshimi do të zhvillohet i unifikuar, pa ndarje në grupe të veçanta dhe pa devijime të paparashikuara nga rruga e përcaktuar.

Organizatorët kanë vendosur që lëvizja e protestuesve të mbetet brenda perimetrit të Unazës së  Tiranës, ndërsa nisja është parashikuar në orën 20:30. Një tjetër kërkesë drejtuar pjesëmarrësve është mbajtja e një korsie të lirë gjatë gjithë kohës, për të garantuar kalimin e mjeteve të emergjencës.

Publikimi i këtij itinerari vjen vetëm një ditë pas episodeve të mbrëmjes së kaluar, kur një grup protestuesish u shkëput nga rrjedha e marshimit dhe u drejtua drejt zonës së Rinas. Aty ata u përballën me një prezencë të shtuar të forcave të policisë, çka duket se ka sjellë edhe nevojën për një organizim më të kontrolluar të protestave në vijim.

Një ditë pas marshimit drejt Rinasit dhe përballjes me

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese