Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Tragjedi në Liqenin e Ulzës, dyshohet se një person ka humbur jetën teksa po lundronte me motor uji

Shkruar nga Newsbomb
Tragjedi në Liqenin e Ulzës, dyshohet se një person ka humbur
Foto ilustruese

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Liqenin e Ulzës, ku dyshohet se një person ka humbur jetën teksa po lundronte me motor uji.

Menjëherë pas njoftimit në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, të cilët kanë nisur punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Për të ndjekur nga afër hetimet, në zonë ka shkuar edhe Kryeprokurori i Dibrës, Abaz Muça. Deri në këto momente nuk është bërë i ditur identiteti i viktimës, ndërsa mbetet ende e paqartë nëse bëhet fjalë për një banor të zonës apo për një turist.

Policia vijon kërkimet dhe verifikimet, ndërsa pritet një njoftim zyrtar për më shumë detaje të ngjarjes.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese