Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Dy helikopterë ushtarakë i bashkohen Bazës së Forcave Ajrore në Rinas, ministri Nufi publikon pamje: Kanë ardhur për një qëllim të veçantë

Shkruar nga Newsbomb
Dy helikopterë ushtarakë i bashkohen Bazës së Forcave Ajrore
Foto nga helikopterët

Dy helikopterë ushtarakë iu bashkuan këtë të hënë Bazës së Forcës Ajrore në Rinas.

Lajmi u bë i ditur nga ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, përmes një postimi në rrjetet sociale, ku publikoi pamje nga momenti i mbërritjes së dy mjeteve ajrore në bazë.

Ministri e shoqëroi videon me një mesazh të shkurtër, ku shprehet se helikopterët i janë bashkuar Bazës së Forcës Ajrore në Rinas për një qëllim të veçantë.

“Dy helikopterë iu bashkuan sot Bazës së Forcës Ajrore në Rinas! Për një qëllim të veçantë… Dhe për një histori që do ta tregojmë në vijim…”, ka shkruar ministri Nufi.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese