Hapësire reklamuese

Aktualitet

Alarm gjatë natës në Vlorë! Apartamenti në katin e 8-të përfshihet nga flakët, zjarrfikësit në luftë me zjarrin për disa orë

Shkruar nga Newsbomb
Alarm gjatë natës në Vlorë! Apartamenti në katin e
Pamje nga apartamenti

Një apartament në katin e tetë është përfshirë nga flakët rreth orës 01:00 të mëngjesit të sotëm në lagjen Pavarësia, pranë ish-Kombinatit në Vlorë.

Menjëherë pas njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet zjarrfikëse, të cilat kanë punuar për disa orë për të vënë nën kontroll flakët dhe për të parandaluar përhapjen e zjarrit në apartamentet pranë.

Operacioni i shuarjes së zjarrit ka qenë i vështirë për shkak të lartësisë së katit ku ndodhej banesa e përfshirë nga flakët.

Fatmirësisht, nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa dëmet materiale në apartament janë të konsiderueshme.

Ndërkohë, policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve e rënies së zjarrit.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese