Hapësire reklamuese

Aktualitet

Tjetër goditje e fuqishme ndaj call centera-ve mashtruese në Tiranë, Prokuroria “mësyn” te Liqeni i Thatë (DETAJE)

Shkruar nga Newsbomb
Tjetër goditje e fuqishme ndaj call centera-ve mashtruese në
Foto arkiv

Prokuroria e Tiranës ka goditur së fundmi dy call centera që dyshohet se përdoreshin për mashtrimin e qytetarëve europianë, duke u zhvatur atyre shuma të konsiderueshme parash përmes skemave të organizuara financiare.

Sipas burimeve për Report Tv, operacioni është zhvilluar në koordinim me autoritetet austriake dhe është përqendruar në dy call centera pranë zonës së Liqenit të Thatë në kryeqytet.

Gjatë kontrolleve të ushtruara në këto ambiente janë gjetur dhe sekuestruar kompjuterë e pajisje të tjera që dyshohet se përdoreshin për aktivitetin e mashtrimit, ndërsa në vendngjarje në momentin kur autoritetet “mësynë” ndodheshin edhe operatorët që punonin në këto qendra.

Deri në këto momente nuk ka një reagim apo njoftim zyrtar nga Prokuroria e Tiranës lidhur me këtë aksion, teksa priten më tepër më shumë detaje për personat e përfshirë, shtrirjen e aktivitetit dhe masat proceduriale që do të ndërrmeren.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese