Hapësire reklamuese

Aktualitet

Në pension që 60 vjeç! Demokratët “krah” policëve të Shtetit dhe të Burgjeve, Klevis Balliu dorëzon projektligjin në Kuvend

Shkruar nga Newsbomb
Në pension që 60 vjeç! Demokratët “krah”
Klevis Balliu, Policia e Shetit, Policia e Burgjeve

Deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu ka dorëzuar zyrtarisht në Kuvend një nismë të re ligjore e cila synon ndryshimin e moshës së daljes në pension për punonjësit e Policisë së Shetetit dhe të Burgjeve. Përmes këtij projektligji, Balliu ka kërkuar që këto dy kategori të përfitojnë pension pleqërie të plotë, menjëherë pas mbushjes së moshës 60 vjeç.

Në këtë nismë ligjore po ashtu janë kërkuar edhe disa shtesa në ligjin “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”.

Bazuar në raportimin e vna.al, ndryshimet kryesore të propozuara sipas dokumentit kërkohet të bëhen në nenet 31 dhe 92 të ligjit të sigurimeve shoqerore: Mosha e pensionit: Vendoset kufiri prej 60 vjeç për daljen në pension të plotë të pleqërisë për efektivët e Policisë së Shtetit dhe atyre të Burgjeve.

Periudha e sigurimit: Për të përfituar këtë pension të plotë, punonjësit duhet të kenë një periudhë minimale sigurimi prej 30 vitesh.

Të gjithë punonjësit që në momentin e hyrjes në fuqi të ligjit kanë mbushur moshën 60 vjeç dhe kanë 30 vite kontribute, përfitojnë menjëherë të drejtën e pensionit.

Arsyetimi: Kushtet e vështira dhe konsumi fizik e psikologjik”, thuhet në propozim.

Ndërsa në relacionin shpjegues të projektligjit, deputeti ka shpjeguar se ky ndryshim vjen si një reflektim i natyrës së veçantë dhe shkallës së lartë të rrezikut me të cilin përballen këto kategori, duke shtuar se ndryshe nga pjesa tjetër e administratës publike punonjësit e Policisë së Shtetit, dhe Burgjeve, përballen me turne të zgjatura dhe gatishëmri të përhershme. Më tej Balliu i mbështetur në raporte të Avokatit të Popullit ka shtuar se sa i përket Policisë së Burgjeve, ka një mbingarkesë njerëzore dhe profesionale të personelit për shkak të mbipopullimit, mungesës së infrastrukturës apo mangësisë së sigurisë.

Ky projektligj cilësohet me karakter neutral gjinor, si edhe sipas Balliut, prek skemën e detyrueshme bazë dhe nuk krijon dyfishim apo përplasje me skemat ekzistuese të pensioneve suplementare.

Sa i përket buxhetit, skema pritet të prekë vetëm një numër të kufizuar personash në baza vjetore, pasi Policia e Shtetit numëron aktualisht rreth 12, 432 punonjës, ndërsa ajo e Burgjeve rreth 4 mijë punonjës.

Sipas Balliut, efekti shtesë mbi fondin e sigurimeve shoqërore do të jetë i kufizuar dhe i shpërndarë në kohë, pasi vetëm një fraksion i vogël i personelit mbush moshën 60 vjeç çdo vit.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese