Hapësire reklamuese

Aktualitet

Apartamenti në Durrës pesë vite nën sekuestro, prindërit e Elton Ferizit DENONCOJNË: Po e japin me qira ditore për turistët

Shkruar nga Newsbomb
Apartamenti në Durrës pesë vite nën sekuestro,
Elton Ferizi dhe e nena e tij, Shpresa

Më shumë se 5 vite më parë, në dhjetor të 2020 Operacioni Forca e Ligjit u kërkoi vetë deklarimin e pasurisë 3 të dënuarve për ‘prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike’ si dhe 'Vjedhje me pasojë vdekjen', mes tyre edhe Elton (Isa) Ferizi, banues në Durrës. E ende sot e kësaj dite Gjykata e Posaçme ende nuk ka nisur shqyrtimin e çështjes.

Pavarësisht se ligji nuk e pengon një gjë të tillë, pasi zyrtarisht SPAK e ka në sekuestro pronën dhe familjarët nuk mund ta përdorin më banesën, këta të fundit kanë denoncuar në Top Channel dhe kanë ilustruar edhe me pamje filmike se se ajo po jepet me qira për turistë të huaj.

“Na shqetëson se shtëpinë, mirë se s’po del gjyqi por po e përdorin për biznes si i lëshojnë këto me qira ditore”, është shprehur nëna e tij.

Kujtojmë se në vitin 2020, OFL i kërkoi  ferizit të bënte verifikimin e pasurive , në 2021-shin u sekuestrua i vetmi apartament (65,4 m2) që figuron në pronësi të motrës së tij, Suada Ferizi.

Prindërit, të cilët jetojnë në Itali janë shprehur se banesa u ble me kursimet e tyredhe se përdorej kur ktheheshin në Shqipëri, ata shtojnë se tashmë i biri është i sëmurë i shtruar në spital në shtetin fqinj.

“Ne kërkojmë vetëm drejtësi, asgjë tjetër, djali është i sëmurë, edhe sot ekziston në spital në Itali, që kurohet. Shqetësimi jonë është se ne e kemi blerë këtë shtëpi në 2009-ën dhe kemi disa probleme me djalin që është përdorues i lëndëve narkotike, në një rast u kthyem ne nga Italia, ai ishte këtu na kërkoi lekë se kishte përdorur lëndë narkotike ne nuk i dhamë i thanë o djalë nuk punojmë për ty ne atje do bukë ha bukë, ai mori thikën dhe mu turr mua”, shprehet i ati.

Sipas familjarëve gjërat nisën 15 vite më parë kur Shpresa, denoncoii të birin për shkak të varësisë nga lëndët narkotike dhe dhunës që ushtronte ndaj saj, pas kësaj ai u dënua me 3 vjet e 4 muaj burg.

“Në 2011 e denoncova djalin, konsumonte hashash, e denoncova për të hequr varësinë e tij nga narkotikët”, shprehej ajo në 2020-ën.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese