Hapësire reklamuese

Aktualitet

Arlinda Pogaj largohet nga drejtimi i Operatorit të Blerjeve të Përqendruara: I kam kursyer buxhetit të shtetit 42 milionë euro

Shkruar nga Newsbomb
Arlinda Pogaj largohet nga drejtimi i Operatorit të Blerjeve të
Arlinda Pogaj, Administratore e Operatorit të Blerjeve të Përqendruara

Drejtuesja e Operatorit të Blerjeve të Përqendruara (OBP), Arlinda Pogaj është liruar nga detyra këtë të martë. Lajmin e ka dhënë vetë Pogaj përmes një postimi në rrjetet sociale.

Pogaj shkruan se për të ka qenë një privilegj dhe përgjegjësi e jashtëzakonshme që ka qenë pjesë e konsolidimit të OBP, teksa nuk ka lënë pa falenderuar ministrat Blendi Goxha dhe Delina Ibrahimaj për mbështetjen që i kanë dhënë.

Më tej, ish-drejtuesja e OBP shkruan se gjatë kohës së saj në krye të këtij institucioni, ka bërë 1649 tenda dhe i ka kursyer buxhetit të vendit 42 milionë euro.

Emri i OBP u be i njohur edhe pertej kufijve te Shqiperise, fale bashkepunimeve me institucionet homologe europiane dhe pjesemarrjes ne nisma e projekte nderkombetare”, thekson Pogaj në postimin e saj.

Deklarata e Arlinda Pogaj:

Me krenari dhe me ndergjegjen e qete po mbyll nje kapitull shume te rendesishem te jetes sime profesionale, pas drejtimit te Operatorit te Blerjeve te Perqendruara.

Ka qene nje privilegj dhe nje pergjegjesi e jashtezakonshme te jem pjese e krijimit dhe konsolidimit te nje institucioni qe u ndertua nga e para dhe qe sot ka fituar besimin e institucioneve me te rendesishme publike ne vend.

Deshiroj te shpreh mirenjohjen time te sinqerte ndaj Ministrit z. Blendi Gonxhja per besimin qe me dha duke me emeruar ne krye te ketij institucioni te rendesishem. Po ashtu, falenderoj Ministren znj. Delina Ibrahimaj per bashkepunimin e frytshem dhe mbeshtetjen gjate kesaj periudhe, ne funksion te realizimit te objektivave dhe forcimit te rolit te OBP ne sistemin e prokurimit publik.

Nje falenderim te vecante deshiroj t’ia shpreh edhe Kryeministrit te vendit per mbeshtetjen e vazhdueshme ndaj misionit dhe rolit te Operatorit te Blerjeve te Perqendruara ne reformimin dhe modernizimin e sistemit te prokurimit publik.

Gjate ketij rrugëtimi, OBP arriti te kryeje 1,649 procedura prokurimi, duke gjeneruar rreth 42 milione euro kursime per buxhetin e shtetit. U sherbyem 242 institucioneve publike, perfshire spitalet, qendrat sociale, institucionet e ekzekutimit te vendimeve penale, institucionet e ushtrise, te policise dhe shume institucione te tjera me rendesi te vecante per qytetaret dhe shtetin shqiptar.

Krijuam procese te standardizuara, rritem konkurrencen dhe transparencen ne prokurime, zhvilluam instrumente inovative dhe kontribuuam ne modernizimin e sistemit te blerjeve publike. Emri i OBP u be i njohur edhe pertej kufijve te Shqiperise, fale bashkepunimeve me institucionet homologe europiane dhe pjesemarrjes ne nisma e projekte nderkombetare.

Por arritja me e madhe nuk jane shifrat. Arritja me e madhe jane njerezit.

Falenderimi me i vecante shkon per stafin e jashtezakonshem te OBP, i cili me profesionalizem, ndershmeri, perkushtim dhe sakrifice e ktheu nje vizion ne nje institucion te suksesshem. Jam krenare per secilin prej jush dhe per gjithcka arritem bashke.

Detyrat kalojne, por puna e ndershme, vlerat dhe kontributi mbeten.

Faleminderit te gjitheve per besimin, bashkepunimin dhe mbeshtetjen gjate ketij rrugëtimi.

Me respekt,

Arlinda Pogaj

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese