Hapësire reklamuese

Aktualitet

Avokati i kërkon Prokurorisë të lirojë menjëherë protestuesin: Është me kriza epileptike dhe s'mund të mbahet në qeli, kujdeset vet për babanë e paralizuar e të verbër

Shkruar nga Newsbomb
Avokati i kërkon Prokurorisë të lirojë menjëherë
Avokati Gentian Sejrani

Avokati Gentian Sejrani njofton se ka depozituar në Prokurorinë e Tiranës kërkesë për lirim të menjëhershëm nga qelia të dy protestuesve, të ndaluar nga Policia e Shtetit gjatë tubimit të djeshëm para Parlamentit, duke pretenduar se nuk ka prova.

Ai angazhuar prej vitesh në mbrojtjen e shtresave më vunerabël dhe veçanërisht qytetarëve që ndalohen nga Policia e Shtetit gjatë protestave të ndryshme, Gentian Sejrani thotë se dy nga protestuesit që janë aktualisht në qeli, duhet të lirohen.

"Sapo kthehemi nga ambientet e paraburgimit, ku po mbahen të arrestuar protestuesit e ditës së djeshme", shkruan avokati, ndërsa tregon se ka marrë kontakt me të dy protestuesit, në qelitë e paraburgimit.

"Zhvilluam një takim me N.Q. dhe R.D., për t’i informuar se gjatë ditës së sotme kemi paraqitur një kërkesë pranë Prokurorisë për lirimin e menjëhershëm të tyre, pasi mungojnë kushtet ligjore për vazhdimin e kufizimit të lirisë.

Gjithashtu, theksuam se N.Q. po mbahet në kundërshtim me ligjin, pasi që nga momenti i shoqërimit e deri më tani ka qenë nën kriza epileptike. Ai vuan prej vitesh nga kjo sëmundje dhe, njëkohësisht, është i vetmi kujdestar që përkujdeset për babanë e tij të paralizuar dhe të verbër", shkruan ai.

Avokati Gentian Sejrani tregon se pavarësisht se sipas tij ndalimet janë të paligjshme, gjatë qëndrimit në ambientet e paraburgimit janë befasuar nga gumëzhimi i thirrjeve "Rama, jep dorëheqjen".

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese