Hapësire reklamuese

Aktualitet

Disa protestojnë, disa shohin ndeshjen! Edi Rama përshkruan kryeqytetin në dy realitete të ndryshme: Kjo osht Tirona jon, Tirona kontradiktës

Shkruar nga Newsbomb
Disa protestojnë, disa shohin ndeshjen! Edi Rama përshkruan
Qytetaret duke pare ndeshjen, qytetaret duke protestuar

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në rrjetet sociale duke postuar foto nga marshimi në ditën e 37-të të protestës, krahas pamjeve të qytetarëve që ndiqnin ndeshjen Portugali-Spanjë në sheshin “Skënderbej”.

Ai e ka përshkruar këtë tablo të dy realiteteve në ndryshme në zemër të kryeqytetit si një shprehje e larmishmërisë së zgjedhjeve të qytetarëve në Tiranë, duke shkruar: “Kjo osht Tirona jon, Tirona kontradiktës”.

Rama e ka shoqëruar postimin me vargje nga një këngë e tij të mëparshme me grupin West Side Family, ku thekson kontrastet e kryeqytetit si Tirana e luftës, e paqes, errësirës dhe e dritës.

"Live nga kryeqyteti i Europës së Ballkanit

Kjo osht Tirona jon, Tirona kontradiktës

E luftës, e paqes, errsirës dhe e dritës

Mashtrimit të vërtetës, shpifjes interesit,

e qejfit dhe e stresit, ahengut dhe biznesit”,- shkruan Rama, duke risjellë për publikun disa vargje nga një këngë e tij."

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese