Hapësire reklamuese

Aktualitet

Sherr në zemër të ish-Bllokut, dy biznesmenët konfliktohen me njëri-tjetrin, Nadir Çausholli përplas me këmbë karrigen (PAMJE)

Shkruar nga Newsbomb
Sherr në zemër të ish-Bllokut, dy biznesmenët konfliktohen
Momenti gjate perplasjes

Dy biznesmenët Nadir Çausholli dhe Mirton Lika janë përfshirë në një konflikt mesditën e kësaj të hëne në zonën e ish-Bllokut në Tiranë, ngjarje që më pas ka përfunduar dhe në Policinë e Tiranës.

Burime për mediat bëjnë me dije se pas incidentit Mirton Lika ka depozituar kallëzim penal ndaj Çaushollit duke e akuzuar për veprat penale “kanosje” dhe “shkatërrim të pronës”.

Sipas të njëjtave burime mësohet se ngjarja ka ndodhur në ambientet e një lokali ku mes dy biznesmenëve fillimisht ka pasur një debat verbal i cili më pas ka përshkallëzuar në përplasje fizike.

Në pamjet e publikuara shihet momenti kur Nadir Çausholli, i veshur me një këmishë të bardhë, fillimisht ngre duart gjatë debatit, teksa pak çaste më vonë afrohet në drejtim të Likës. Në vijim të videos ai shihet duke përplasur me këmbë një karrige, ndërkohë që përshkallëzimi i mëtejshëm i konfliktit është shmangur pasi disa persona të tjerë kanë ndërhyrë me qëllim për të ndarë palët dhe për të qetësuar situatën.

Teksa ende nuk kemi një njoftim zyrtar nga blutë lidhur me këtë ngjarje të ndodhur, deri më tani thuhet se zanafillë e konfliktit dyshohet të ketë qenë një karikues për automjetet elektrike, i cili sipas të njëjtave burime thuhet se ishte vendosur në zonë nga Çausholli.

Rasti është referuar pranë organeve kompetente, të cilat pritet të sqarojnë rrethanat e plota të ngjarjes dhe përgjegjësitë e secilës palë. Lidhur me këtë ngjarje pritet në vijim një reagim nga Policia e Shtetit, ndërkohë vlen të theksohet se informacionet e lartpërmendura janë siguruar në rrugë jo zyrtare!

Lajm i përditësuar me njoftimin e Policisë në orën 17:45

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese