Hapësire reklamuese

Aktualitet

Temperaturat e larta, mjekët bëjnë apel: Mbroni të moshuarit, të sëmurët kronikë dhe fëmijët

Shkruar nga Newsbomb
Temperaturat e larta, mjekët bëjnë apel: Mbroni të
Foto ilustruese

Temperaturat e larta që kanë përfshirë vendin ditët e fundit mund të shkaktojnë probleme të ndryshme shëndetësore si pasojë e të nxehtit.

Mjekët e Shërbimit të Urgjencës Polivalente në QSUT bëjnë të ditur se deri më tani nuk janë paraqitur raste të goditjes nga i nxehti, megjithatë theksojnë se çdo sezon veror nuk kanë munguar rastet.

Ndërkohë, numri i urgjencave ditore aktualisht i kalon 400 raste, ku pjesa më e madhe e pacientëve janë persona që vuajnë nga sëmundje kronike.

Ekspertët e Shëndetit Publik u bëjnë thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes të shtuar gjatë ditëve me temperatura të larta. Ata rekomandojnë shmangien e ekspozimit në diell gjatë orëve të pikut, për të moshuarit, të sëmurët kronik, gratë shtatzëna dhe fëmijët nën 5 vjeç.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese