Hapësire reklamuese

Aktualitet

Protestuesit gati të largohen për t’u kthyer në tetor! DALIN MESAZHET e organizatorëve: Nuk vazhdohet kështu, Diaspora vjen e ikën Dhërmi (PLANET E TYRE)

Shkruar nga Newsbomb
Protestuesit gati të largohen për t’u kthyer në tetor!
Foto ilustruese

Mesazhe të tjera po qarkullojnë në rrjetet sociale, të cilat pretendohet se janë pjesë e komunikimeve të organizatorëve të protestës qytetare, ku prej 37 ditësh kërkohet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama.

Në disa “screenshot” të publikuara shfaqen diskutime mes këtyre grupeve ku vihet re një zhgënjim i dukshëm lidhur me pjesëmarrjen në protestën e 4 korrikut, të cilës iu bashkuan edhe shqiptarët e Diasporës.

Nëpër këto biseda ata e “hedhin dhe e presin” idenë që protesta të pezullohet gjatë muajve të verës dhe të rifillojë në vjeshtë, me argumentin se pjesëmarrja mund të jetë më e lartë pas rikthimit të studnetëve dhe përfundimit të sezonit turistik. Gjithashtu është diskutuar edhe ideja që këto protesta të cilat prej fillimit janë pagëzuar si “Revolucioni i Flamingove” të vazhdojnë me një numër më të vogël qytetarësh deri në protestat e vjeshtës.

Ndërkohë që pakënaqësi ka pasur edhe për Diasporën, ndërsa një pjesë e diskutimit lidhet edhe me nevojën për gjetjen e formave të reja të mobilizimit, pasi sipas tyre protesta ka humbur vrullin fillestar.

Por një “as nën mëngë” është edhe koncerti i Kanye West në datën 11 në Tiranë. Një koncert ky i përmasave të mëdha, i cili kërkon të “shfrytëzohet” nga protestuesit për të kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Ata e kanë përmendur këtë fakt në bisedat e tyre, me synimin që eventi të si një tjetër formë reagimi dhe sensibilizimi publik.

Protestuesit gati të largohen për t’u kthyer në tetor!
Bisedat e publikuara neper rrjetet sociale qe pretendohet se jane te organizatoreve te protestes

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese