Në emisionin “Now” me Erla Mëhillin, gazetarja Anduena Llabani, paralajmëroi se “një Gërdec i madh” mund të ndodhë në Shqipëri, duke nënvizuar se po luhet me çështje të rëndësishme të sigurisë kombëtare. Ajo lidhi këtë me ardhjen e një ambasadori të ri, për të cilin siguria është prioritet. Llabani përmendi gjithashtu çështjen e “Aurba-Zvërneci”, që sipas saj ka nisur në vitin 2018 dhe lidhet me spiunazhe e skema të fshehta.
"Një Gërdec i madh do të ndodhë në këtë vend, sepse po luhet me ato pak gjëra të rëndësishme që i kanë mbetur këtij vendi. Këtu nuk bëhen gjërat rastësisht, në këtë vend ka skema të mirë menduara.
Një skandal shumë i madh po i afrohet këtij vendi në fushën e sigurisë. Jo më kot e them këtë pas asaj që thashë për ambasadorin që do të vijë këtu, pasi për të është shumë e rëndësishme çështja e sigurisë.
Unë di të them vetëm kaq, nëse në datën 1 tetor 2025 thashë që Aurba është Zvërneci, Aruba dhe Zvërneci kanë nisur në vitin 2018 dhe është një çështje që ka shumë spiunllëqe." tha ajo.
