Hapësire reklamuese

Aktualitet

Përplasja mes biznesmenëve në Tiranë, Policia del me njoftim zyrtar: Shkak, karikuesi për automjetet elektrike

Shkruar nga Newsbomb
Përplasja mes biznesmenëve në Tiranë, Policia del me njoftim
Foto ilustruese: Nadir Çausholli dhe pamje nga perplasja

Policia e Tiranës ka reaguar lidhur me ngjarjen e regjistrurar këtë të hënë në kryeqytet, ku në rrugën Ibrahim Rrugova dy biznesmenët, Nadir Çausholli dhe Mirton Lika u konfliktuan me njëri-tjetrin.

Përmes një reagimi zyrtar mësohet se ka qenë biznesmeni 48-vjeçar ai i cili ka kanosur me fjalë Mirton Likën dhe ka goditur me shkelm një karrige në drejtim të tij.

Si rrjedhojë Policia ka proceduar penalisht Nadir Çaushollin për veprat penale “Kanosja” dhe “Vetëgjyqësia”, ndërkohë që para hetuesve ai ka kallëzuar se është kanosur me fjalë nga Lika.

E gjithë ngjarja ka ardhur për montimin e një pajisje karikimi për automjete elektrike në trotuar.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 proceduan penalisht shtetasin N. Ç., 48 vjeç, për veprat penale “Kanosja” dhe “Vetëgjyqësia”.

Ky shtetas, më datë 06.07.2026, në rrugën “Ibrahim Rugova”, gjatë një konflikti të ndodhur për montimin e një pajisjeje karikimi për automjete elektrike në trotuar, dyshohet se ka kanosur me fjalë shtetasin M. L., 53 vjeç, si dhe ka goditur me shkelm një karrige në drejtim të tij.

Nga ana tjetër, shtetasi N. Ç. ka kallëzuar se është kanosur me fjalë nga shtetasi M. L. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftimin e Policisë.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese