Hapësire reklamuese

Aktualitet

Dyshohet se pastruan paratë e trafikut të drogës, Prokuroria e Shkodrës çon për gjykim dosjen ndaj dy familjarëve

Shkruar nga Newsbomb
Dyshohet se pastruan paratë e trafikut të drogës, Prokuroria e
Prokuroria e Shkodrës

Prokuroria e Shkodrës ka dërguar në gjyq dosjen për pastrim parash të një qytetari dhe familjares së tij. Mësohet se shtetasi me inicialet G.M., ka qenë subjekt i një hetimi për trafik droge në vitin 2019.

Dyshohet se ai ka investuar dhe transferuar përfitime të ardhura nga trafiku i lëndëve narkotike, në pasuri të luajtshme dhe të paluajtshme, si dhe në aktivitete të tjera ekonomike. Veprimet janë kryer në emrin e familjares së tij, e cila po ashtu është nën hetim.

Prokuroria thekson në njoftimin e saj, se nga hetimet ka rezultuar një mospërputhje e konsiderueshme ndërmjet pasurive të zotëruara dhe të ardhurave të ligjshme të dokumentuara.

G.M., dhe K.M., do të akuzohen veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

Njoftimi i Prokurorisë së Shkodrës:

Të ardhurat nga veprimtaria kriminale i investoi në pasuri në Shqipëri, Prokuroria Shkodër dërgon në gjyq shtetasin G.M. dhe familjaren e tij

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër përfundoi hetimet dhe dërgon për gjykim të pandehurit G.M. dhe K.M., të akuzuar për kryerjen e veprës penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, të parashikuar nga neni 287 i Kodit Penal.

Nga hetimet e zhvilluara në kuadër të procedimit penal nr.2216, të vitit 2019, rezultoi se shtetasi G.M., i hetuar më parë për vepra penale në fushën e narkotikëve, dyshohet se ka investuar dhe transferuar përfitime të ardhura nga veprimtari kriminale në pasuri të luajtshme dhe të paluajtshme, si dhe në aktivitete të tjera ekonomike. Hetimet kanë evidentuar gjithashtu veprime financiare dhe pasurore të kryera në emër të familjarëve të tij, shtetasen K.M.

Gjatë hetimit janë administruar të dhëna nga institucione shtetërore, bankare, tatimore dhe kadastrale, si dhe u krye ekspertim financiar, nga i cili rezultoi një mospërputhje e konsiderueshme ndërmjet pasurive të zotëruara dhe të ardhurave të ligjshme të dokumentuara.

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër shpreh angazhimin e saj për goditjen e pasurive që burojnë nga veprimtaria kriminale dhe për vënien përpara përgjegjësisë ligjore të autorëve të veprave penale.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese