Hapësire reklamuese

Aktualitet

E rëndë në Fushë Kosovë, plagoset me thikë një person, arrestohet i dyshuari

Shkruar nga Newsbomb
E rëndë në Fushë Kosovë, plagoset me thikë
Foto ilustruese

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot pasdite në Fushë Kosovë, në rrugën “Metush Krasniqi”.

Sipas policisë, një person ka pësuar lëndime trupore nga përdorimi i një mjeti të mprehtë dhe është dërguar menjëherë për trajtim mjekësor. Lidhur me rastin, është arrestuar një person i dyshuar.

Zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka konfirmuar se rreth orës 15:40 është marrë informacioni për incidentin. Hetuesit policorë, në bashkëpunim me prokurorinë, po punojnë për të sqaruar rrethanat e ngjarjes dhe për të zbardhur motivet që çuan deri te lëndimi.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese