Hapësire reklamuese

Aktualitet

Ekzekutimi i Valter Lleshi në Mirditë, dalin detaje të reja: Autorët e ndoqën që kur 45-vjeçari doli nga banesa

Shkruar nga Newsbomb
Ekzekutimi i Valter Lleshi në Mirditë, dalin detaje të reja:
Valter Lleshi

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ngjarja e rëndë e ndodhur mëngjesin e djeshëm në zonën e Repsit në Mirditë, ku u ekzekutua me armë zjarri 45-vjeçari Valter Lleshi.

Sipas informacioneve dhe dëshmitë e mbledhura deri më tani kanë ndihmuar autoritetet në rindërtimin e lëvizjeve të viktimës para atentatit.

Sipas hetimeve paraprake, 45-vjeçari kishte dalë nga banesa e tij rreth orës 06:00 dhe së bashku me një koleg pune ishte nisur drejt kompanisë së bazaltit në Reps, ku punonte. Rreth dy kilometra para vendit ku ndodhi krimi kolegu i tij ka zbritur në një lokal, ndërsa Lleshi ka vijuar rrugën i vetëm.

Hetuesit dyshojnë se lëvizjet e viktimës janë monitoruar që nga momenti i largimit nga banesa. Ku dyshohet se dhe autorët janë sinjalizuar për itinerarin e tij dhe i kanë zënë pritë në një kthesë të rrugës, rreth një kilometër pa mbërritur në vendin e punës.

Valter Lleshi është qëlluar nga një distancë e afërt, duke marrë plagë të shumta në kokë dhe në fytyrë. Sipas burimeve hetimore, autorët kanë qëlluar disa herë ndaj tij, me qëllim për t’u siguruar që viktima të mos kishte asnjë mundësi mbijetese.

Gjatë 24 orëve të fundit, policia ka shoqëruar dhe marrë në pyetje disa persona që mund të kenë dijeni për ngjarjen. Megjithatë, asnjë nga dëshmitë e tyre nuk kanë ndihmuar në identifikimin e autorëve apo në zbardhjen e plotë të rrethanave të krimit.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese