Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

2.000 koli me pije freskuese me 600 kuti me salcë kontrabandë nga Maqedonia, arrestohet shoferi dhe shpallet në kërkim vëllai i tij, e pësojnë dhe 3 doganierët e Bllatës

Shkruar nga Newsbomb
2.000 koli me pije freskuese me 600 kuti me salcë kontrabandë nga
2.000 koli me pije freskuese me 600 kuti me salcë kontrabandë nga Maqedonia

Një 38 vjeçar është arrestuar nga agjentët e krimeve në DVP Dibër, ndërsa vëllai i tij është shpallur në kërkim, si persona përgjegjës për kontrabandimin e dyshuar të mallrave nga Maqedonia e Veriut.

Gjithashtu, nga shërbimet e Policisë së Shtetit, janë proceduar penalisht edhe 3 doganierë të PKK Bllatë, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.

Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve në DVP Dibër në bashkëpunim të ngushtë me Komisariatin e Policisë Kufitare Dibër, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, finalizuan operacionin policor të koduar “Dërgesa”.

Në aksin rrugor Maqellarë–Bulqizë, shërbimet e Policisë ndaluan automjetin që drejtohej nga shtetasi E. H. Gjatë kontrollit të automjetit tip “Benz”, furgon, u gjetën 762 koli me pije freskuese pa faturë shoqëruese.

Gjithashtu, gjatë kontrolleve në ambientet e banesës dhe në një automjet tjetër tip "Volksëagen", u gjetën 1296 koli me pije freskuese dhe 638 kuti me produkte ushqimore (salcë).

Në vijim të veprimeve procedurale, u arrestua në flagrancë shtetasi E. H., 38 vjeç, banues në fshatin Pocest, Maqellarë, për veprat penale “Kontrabanda me mallra të tjera” dhe “Tregtimi dhe transportimi i mallrave kontrabandë”, ndërsa u shpall në kërkim vëllai i tij, shtetasi L. H.

Nga hetimet paraprake dyshohet se dy vëllezërit kanë futur në territorin e Republikës së Shqipërisë mallrat e sipërpërmendura në mënyrë të kundërligjshme, duke shmangur procedurat e kontrollit dhe deklarimit doganor.

Në vijim të veprimeve, nisi procedimi penal për veprën “Shpërdorimi i detyrës” për shtetasit B. C., 43 vjeç; Sh. K., 60 vjeç; dhe F. M., 48 vjeç, të tre me detyrë doganierë në Pikën e Kalimit Kufitar Bllatë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme. 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese