Hapësire reklamuese

Aktualitet

"Fjala juaj do dëgjohet në Bruksel", politikanët europianë "zbarkojnë" në protestën: Populli shqiptar nuk të dorëzohet

Shkruar nga Newsbomb
"Fjala juaj do dëgjohet në Bruksel", politikanët
Europutetet ne proteste

Gjashtë politikanë europianë, mes tyre edhe eurodeputetë, iu bashkuan sot protestës në ditën e saj të 30-të para Kryeministrisë në Tiranë.

Ata kanë shprehur interesimin e tyre mbi zhvillimet demokratike në vendin tonë. Politikanët përfaqësonin parti politike nga Gjermania, Holanda dhe Italia, të kryesuar nga eurodeputetja holandeze Tineke Strik.

Gjatë fjalës së saj, Strik shprehu solidaritetin e plotë me protestuesit dhe premtoi se zëri i qytetarëve shqiptarë do të dëgjohet në institucionet europiane.

Solidaritet të me popullin shqiptar që po proteston. Vijoni me mobilizimin në protestë, fjala juaj do shprehet edhe në Bruksel. Do luftojmë për të njëjtat vlera, ashtu siç luftojnë edhe shqiptarët, për demokraci. Kjo tregon se populli shqiptar nuk e pranon mohimin e të drejtës së fjalës dhe se qeverisja duhet të dëgjojë qytetarët dhe jo njerëzit e pasur. Moratoriumi sugjeron që të ndalohen ndërtimet në zonat e mbrojtura në Shqipëri. Shqipëria me këtë protestë po tregon se i përket BE-së”, tha eurodeputetja holandeze.

Ndërsa politikania greke Vula Tsetsi, bashkëkryetare e Partisë së Gjelbër Evropiane, vlerësoi qëndresën e protestuesve që prej 30 ditësh kundër investimit në Zvërnec.

“Sot keni 30 ditë protestë dhe prej jush ajo që po ndodh nuk njihet vetëm në BE, por edhe më gjerë. Urime! Çdo gjë që kërkoni është falë jush, sepse nuk mbroni vetëm natyrën tuaj. Shqipëria nuk është në shitje! Ju po mbroni të drejtat tuaja, dinjitetin tuaj, shtetin tuaj, anëtarësimin në BE. Nuk ka zgjerim të BE-së me Shqipërinë, nëse Rama e shet vendin tek të huajt dhe nuk dëgjon zërin tuaj. 90% prej jush besoni në projektin e BE-së. Duam që Komisioni Europian të ushtrojë presion ndaj Ramës që të heqë dorë”, u shpreh Tsetsi.

Edhe eurodeputetja gjermane Jutta Paulus iu bashkua sot protestës së qytetarëve, ku në fjalën e saj Paulus tha se qeveria duhet të anulojë ligjet e bëra me porosi. Duke përgëzuar qytetarët për qëndresën e tyre, eurodoputetja theksoi se pasuritë natyrore nuk mund të shkatërrohen për interesa të oligarkëve.

“Natyra shqiptare është shumë e bukur dhe e mrekullueshme dhe është kaq bukur t’ju shoh që luftoni për natyrën, për flamengot dhe kundër oligarkëve që duan të shkatërrojnë atë natyrë. Ne jemi këtu për t’ju mbështetur në këtë betejë dhe do përcjellim zërin tuaj në Bruksel dhe do themi se Shqipëria nuk është në shitje, natyra nuk është në shitje!", tha Paulus.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese