Hapësire reklamuese

Politikë

Edmond Spaho nuk bën prapakthehu: Largimi i Edi Ramës i sjell dëm Shqipërisë, protestat po bëhen për të penguar anëtarësimin në BE

Shkruar nga Newsbomb
Edmond Spaho nuk bën prapakthehu: Largimi i Edi Ramës i sjell dëm
Edmond Spaho

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Edmond Spaho, i cili gjatë ditëve të fundit ka qenë në qendër të vëmendjes kjo për shkak të deklaratave të tij lidhur me protestat që po zhvillohen prej rreth 30 ditësh në vend, ka folur sërish për Report Tv ku ka ripërsëritur qëndrimin e tij se largimi i kryeministrit Edi Rama në këtë moment do t’i sillte një dëm të madh Shqipërisë.

Spaho theksoi se ndonëse ka qenë vazhdimisht kritik ndaj qeverisjes së Ramës dhe ka kërkuar largimin e tij në të kaluarën, situata aktuale është ndryshe. Sipas tij, protestat që po zhvillohen në Tiranë nuk kanë si qëllim përmirësimin e situatës në vend, por dëmtimin e interesave të Shqipërisë.

Në vijim të deklaratës së tij, ish-deputeti u shpreh se një nga objektivat kryesorë të protestave është pengimi i procesit të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.

“Objektivi tjetër për mendimin tim është t’i krijohen pengesa hyrjes së Shqipërisë në BE. Nuk ka asnjë për të fshehur këtu. Ka shumë forca në Europë që nuk e duan Shqipërinë në BE, për arsye të ndryshme. Dhe për të qenë të sinqetë, duhet thënë se kemi arritur në stadin më kryesor, i kemi hapur gjithë kapitujt, kemi 1 vit e gjysmë kohë në dispozicion për të mbyllur gjithë kapitujt. Situata gjeopolitike është e tillë që na favorizon. Dhe ta djegësh këtë situatë politike për mustaqet e Çelos, është një nga marrëzitë që do të bënim ne si popull”, tha mes të tjerash Spaho.

Pjesë nga fjala e tij: 

Në fakt unë e kam qartësuar goxha në atë postim që kam bërë. I kam qëndruar atyre postimeve që kam mbajtur gjatë gjithë jetës sime politike, duke pasur Ramën kryeministër. E kam theksuar se i ka bërë shumë dëme vendit dhe kam theksuar shumë arsye pse ai duhet të ishte larguar shumë kohë më parë.

Por nisur nga kjo protestë, që është tërësisht e stisur, nga njerëz që nuk duan të mirën e Shqipërisë, që kanë gjetur edhe mbështetje këtu brenda vendit, me grupe apo parti neomarksiste, me shoqatat e mjedisit, fondamentalistë sa të duash, vullnetarë që vijnë sa të duash, vullnetarë që vijnë nga Prishtina, nga Tetova, lidhje të ndryshme dhe korente që pleksen këtu në këtë çështje dhe mendoj se synimi i parë i kësaj proteste ishte që të sabotonte investimin shumë të madh të një konsorciumi investitorësh në Zvërnec, me argumenta krejt qesharakë, që do ruajmë zonat e mbrojtura. A thua se të tjerët nuk kanë zona të mbrojtura.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese