Hapësire reklamuese

Aktualitet

"Qeveria bie nëse del 3.5% e popullsisë për tre muaj rresht", Ilir Kalemaj shpjegon teorinë e protestave masive

Shkruar nga Newsbomb
"Qeveria bie nëse del 3.5% e popullsisë për tre muaj
Ilir Kalemaj

Analisti Ilir Kalemaj, i ftuar në emisionin "3D" në RTSH1 foli në lidhje me protestën, ku bëri një interpretim të teorisë së protestave masive, duke u mbështetur te studimet që thonë se kur një protestë paqësore arrin rreth 3.5% të popullsisë, ajo ka gjasa të sjellë ndryshime politike të mëdha, madje edhe rrëzime qeverish.

Në Shqipëri kjo përkthehet në rreth 85-95 mijë veta nga një popullatë prej 2.3-2.4 milion. Nëse ky numër qëndron në shesh për disa muaj, sipas autorëve të studimeve, ka potencial për sukses. Ai thekson se pjesëmarrësit nuk janë vetëm një grup i ngushtë, por vijnë nga shtresa të ndryshme përshembull, oficerë, bukëpjekës, fermerë, emigrantë duke reflektuar një shoqëri të tërë.

"Pra, në qoftë se ka një numër që është 3.5%, po që janë 85 deri në 95.000 veta për popullatën 2.3-2.4 milion që janë në Shqipëri, dhe vazhdojnë të rrinë për të paktën tre muaj në shesh, këto protesta kanë dhënë rezultat, thotë kjo autore, në 200 vitet e fundit aty ku i ka studiuar, pra në rënie qeverish kur janë protesta paqësore me mjetet e mosbindjes civile dhe kanë rezultuar në sukses, në qoftë se dalin 3.5% ose 5% e popullatës, thotë autorja, këta janë përfaqësues të një shtresëzimi shumë të gjerë social. Pra, aty del oficeri, aty del bukëpjekësi, aty del fermeri, aty del emigranti. Dhe këta njerëz kanë një rreth të tyre shoqëror.”, tha Kalemaj.

Sipas tij protestat nuk ndodhin në një orë fikse, por shpërndahen në kohë të ndryshme, në qytete të ndryshme, madje edhe në diasporë. Kjo e bën më të vështirë matjen e saktë të numrit. Nëse dalin vetëm 10 mijë veta, kjo është një pakicë e vogël. Por kur arrijnë dhjetëra mijëra, atëherë mund të flitet për një numër të qenësishëm që ka peshë politike.

“Ne mund të bëjmë debat këtu nese është kjo shifër në shesh apo nuk është? Sepse këto protesta nuk kanë një orë fikse ku mblidhen dhe të gjithë njerëzit mblidhen në të njëjtin vend. Ne kemi parë që ata dalin në bulevard, një pjesë bashkëngjiten në orën 18:00, një pjesë në orën 19:00, bëhen edhe në disa qytete, bëhen edhe në diasporë. Pra është një protestë e cila ka një formë jo tradicionale. Në qoftë se dalin për shembull vetëm 10.000 veta, normalisht që ata janë përfaqësues të një pakice të vogël, apo jo? Në qoftë se 500.000 veta nuk mund të dalin në një popullatë 2 milionëshe (se po të heqësh fëmijët etj.). Pra ky është një numër i qenësishëm dhe unë them që kjo protestë, jo çdo ditë, por të paktën disa prej ditëve e ka arritur këtë numër kritik. Dhe këtë mund ta thonë edhe ata që janë skeptikë. I kemi parë pamjet, i kemi parë”, përfundoi analisti Ilir Kalemaj.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese