Hapësire reklamuese

Aktualitet

Nesër seanca plenare, qytetarët njoftojnë protestë te Parlamenti në orën 10:00

Shkruar nga Newsbomb
Nesër seanca plenare, qytetarët njoftojnë protestë te
Protesta

Protestuesit kanë njoftuar gjatë marshimit të mbrëmjes së sotme se nesër në orën 10:00 do të zhvillojnë një tjetër protestë para Parlamentit, në kohën kur do të mbahet seanca plenare.

Pas fjalimeve të mbajtura pranë kryeministrisë, ata nisën, si çdo mbrëmje, marshimin në rrugët e Tiranës, i cili si zakonisht do të përfundojë pak para mesnatës. Thirrjet e tyre kundër sistemit vijojnë të shoqërojnë marshimin.

Aktivistë, të rinj, familjarë, nënat me fëmijët e tyre, prej tridhjetë ditësh protestojnë kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama dhe presin që kërkesat e tyre të plotësohen.

Protestës së ditës së sotme iu bashkuan edhe politikanë të huaj të cilët i përgëzuan protestuesit për qëndresën e tyre dhe u zotuan se zëri i shqiptarëve do të dëgjohet në Bruksel.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese