Hapësire reklamuese

Aktualitet

Gjyqi kundër Dados, Erion Veliaj mbërrin në Gjykatën Administrative (VIDEO)

Shkruar nga Newsbomb
Gjyqi kundër Dados, Erion Veliaj mbërrin në Gjykatën
Erion Veliaj

Kryebashkiaku i Tiranës ka mbërritur paraditen e sotme në Gjykatën Administrative, në seancën e radhës gjyqësore që mbahet mes Erion Veliaj dhe prokurorit të Posaçëm, Olsi Dado.

Seanca e mëparshme u shty për t’u dhënë kohë palëve të shqyrtojnë kërkesën e shoqatës “Asociacioni Kombëtar i Medias dhe Drejtësisë”, e cila ka kërkuar të përfshihet si palë në proces.

Shoqata i është drejtuar Gjykatës Administrative me një padi, përmes së cilës kërkon shpalljen të pavlefshëm të dekretit të vitit 2008 për emërimin e Ols Dados si prokuror.

Nga ana tjetër, Veliaj kërkon anulimin e dekretit presidencial me të cilin Ols Dado u emërua prokuror në vitin 2008, duke argumentuar se në momentin e emërimit ai nuk kishte përfunduar Shkollën e Magjistraturës.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese