Hapësire reklamuese

Aktualitet

Grabitje me armë në një karburant në Krujë, autorët kërcënuan punonjësin! Policia i shpall në kërkim

Shkruar nga Newsbomb
Grabitje me armë në një karburant në Krujë,
Foto ilustruese

Një grabitje me armë zjarri ka ndodhur gjatë natës në një pikë karburanti në Krujë.

Sipas informacioneve paraprake, autorët nën kërcënimin e një arme gjahu tip çifte, i kanë marrë punonjësit të karburantit xhiron ditore rreth 20 mijë lekë të rinj.

Policia bën me dije se autorët e dyshuar janë identifikuar dhe janë shpallur në kërkim.

Pas kryerjes së grabitjes, ata janë larguar nga vendi i ngjarjes në këmbë, ndërsa shërbimet e policisë  vijon punën për kapjen e tyre.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese