Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Atentati në Tiranë, kryepolici i Tiranës “zbarkon” në vendin e ngjarjes: Autorët ishin tre, qëlluan nga makina dhe u larguan

Shkruar nga Newsbomb
Atentati në Tiranë, kryepolici i Tiranës “zbarkon”
Tonin Vocaj

Një ngjarje e rëndë u regjistrua pasditen e kësaj të marte në zonën e Don Boskos në kryeqytet. Në një nga lokalet në këtë zonë u plagosën me armë zjarri shtetasit Kastriot Elezi dhe Ronaldo Metushi.

Për të ndjekur nga afër hetimet e kësaj ngjarje të rëndë ka shkuar dhe kryepolici i Tiranës, Tonin Vocaj.  Në një deklaratë për mediat Vocaj bëri me dije se atentati është kryer nga 3 persona, përfshirë edhe shoferin e automjetit tip “Golf 5” me të cilën autorët u larguan nga vendi i ngjarjes.

Ndër të tjera ai bëri me dije se në vendin ku dhe ndodhi atentati janë gjetur 7 gëzhoja, ndërsa objektivi deri më tani nuk dihet.

Vocaj tha se autorët kanë qëlluar nga një makinë në lëvizje e cila është gjetur më pas e djegur dhe brenda saj është gjetur dhe një armë zjarri.

“Ndodhen ne spitalin e Traumës në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Po mblidhen provat në lidhje me ngjarjen. Gjithashtu jemi duke kontrolluar në të gjithë zonën për kamerat e sigurisë në biznes e republikë. Në territorin e komisariatit 5 është gjetur një makinë e djegur dhe dyshohet se u përket autorëve.

Targat nuk janë të vjedhura, por numri i shasisë nuk përputhet me automjetin origjinal. Janë gjetur 7 gëzhoja, të nxjerra nga një armë zjarri. Në makinë është gjetur një armë zjarri e cila po analizohet.

Ishin në të njëjtën tavolinë, kanë lidhje shoqërore me njëri tjetrin. Paraprakisht. Nuk është kamarier. Kanë qenë duke pirë kafe në verandë. Nuk e dimë shënjestrën. Objektivin s’mund ta themi presim hetimet.

Mendohet se kanë qenë 3 persona përfshirë dhe drejtuesin. Tek personat nuk janë gjendur sende të jashtë ligjshme. Njëri prej tyre ka precedent penal. Po hetojmë për backgraundin që të plagosurit kanë dhe konfliktin e mundshëm që kanë. Autorët kanë qëlluar nga makina. Nuk kanë zbritur kemi pamje filmike të mënyrës si ka ndodhur ngjarja. Kanë hapur zjarr nga makina ka probaballitet të kenë qenë të maskuar”, tha Vocaj ndër të tjera.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese