Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm, ku bëhet me dije se i është vendosur lëndë plasëse një banese në zonën e Bathores, Tiranë.
Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 5 të mëngjesit, në rrugën Haki Husha”, Mjull-Bathore, ku në portën e jashtme të banesës së shtetasit me iniciale D. S ka shpërthyer një lëndë plasëse.
Fatmirësisht raportohet vetëm për dëme materiale, ndërsa pritet të dalin detaje të reja në vijm.
“Rreth orës 04:45, në rrugën “Haki Husha”, Mjull-Bathore, dyshohet se ka shpërthyer një sasi e vogël lënde plasëse në portën e jashtme të banesës së shtetasit D. S., duke shkaktuar vetëm dëme materiale. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të rastit, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit" njofton Policia.
