Një aksident i rëndë është regjistruar mesditen e sotme në aksin nacional Pogradec–Lin, në afërsi të fshatit Pojskë, ku dy automjete janë përplasur me njëra- tjetrën, duke i marrë jetën pasagjeres së njërit prej mjeteve.
Po ashtu, nga përplasja e fortë e makinave mësohet se kanë mbetur të plagosur 4 persona të tjerë të cilët janë transportuar për në Spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.
Pavarësisht ndërhyrjes së menjëhershme të bluzave të bardha, të cilët mbërritën me shpejtësi në vendngjarje, pasagjerja që mbeti e plagosur rëndë, nuk ka mundur t’u shpëtojë plagëve të marra. Fatkeqësisht ajo ka mbyllur sytë përgjithmonë në duart e mjekëve.
Sakaq bëhet me dije se autoritetet ndodhen në vendngjarje duke punuar zbardhjen e plotë të rastit.
Pritet të dalin detaje të tjera në vijm.
