Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

“Golfi” me targa maqedonase parakaloi gabim, DETAJE nga aksidenti tragjik: Viktima është 26 vjeç, ngeci e bllokuar më shumë se 20 minuta (EMRI)

Shkruar nga Newsbomb
“Golfi” me targa maqedonase parakaloi gabim, DETAJE nga aksidenti
Pamje nga vendngjarja

Detaje të reja kanë dalë në pah nga aksidenti tragjik i ndodhur mesditën e kësaj të diele aksin Pogradec-Lin, nga ku humbi jetën 26-vjeçarja Elmedina Lloga. 

Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se automjeti tip “Golf” me targa të Maqedonisë së Veriut kreu parakalim të gabuar, duke i prerë rrugën një mjeti tip “Benz”, ku udhëtonte një familje nga Korça.

Për pasojë, dy mjetet janë përplasur kokë më kokë fort, duke i marrë kështu jetën 26-vjeçares e cila ishte pasagjere në mjetin me targa nga Maqedonia e Veriut.

"Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë shtetasja E. Ll., 26 vjeçe, banuese në Maqedoninë e Veriut, pasagjere e cila ndodhej në automjetin me targa të huaja, si dhe janë dëmtuar drejtuesit e automjeteve dhe dy pasagjerët që ndodheshin në të dy automjetet" njofton Policia.

Elmedina Lloga mësohet se mbeti e bllokuar në mjet për më shumë se 20 minuta dhe, pavarësisht ndërhyrjes së forcave zjarrfikëse dhe bluzave të bardha, ajo nuk mundi t’u mbijetojë plagëve të marra.

Ndërsa bëhet me dije se 4 personat e tjerë po marrin mjekimin e nevojshëm mjekësor. Fatmirësisht, ata ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i Policisë:

Rreth orës 11:30, në aksin rrugor “Pogradec–Qafë Thanë”, automjeti me drejtues shtetasin G. H., banues në Korçë, është përplasur me një automjet me targa të huaja, me drejtues shtetasin E. LL., banues në Maqedoninë e Veriut.

Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë shtetasja E. Ll., 26 vjeçe, banuese në Maqedoninë e Veriut, pasagjere e cila ndodhej në automjetin me targa të huaja, si dhe janë dëmtuar drejtuesit e automjeteve dhe dy pasagjerët që ndodheshin në të dy automjetet.

Katër të dëmtuarit po marrin mjekim në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese