Policia e Tiranës ka arrestuar në flagrancë një 53-vjeçar që dyshohet se po përgatitej të kryente një vjedhje banese në zonën e Farkës.
Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se bëhet fjalë për shtetasin Aned Koli Jonuzi, një emër jo i panjohur për Policinë vendase.
Sakaq, bëhet me dije se shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1 kanë ndërhyrë në kohë, duke bërë të mundur kapjen e shtetasit me iniciale A. K., 53 vjeç, banues në Durrës, i cili po teëntonte të hynte për të vjedhur një banesë në zonën e Farkës.
Gjatë kontrollit të kryer nga blutë mësohet se Jonuzit i është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë me një krehër me municion, dy kaçavida, një palë pinca, dy kapele, një maskë e zezë, një palë doreza dhe një shumë parash.
Hetimet e kryera rreth këtij shtetasi kanë nxjerrë në pah dhe dy episode të vjedhjes/tentativës për vjedhje banesash, po në zonën e Farkës.
Konkretisht, më datë 31.05.2026 dyshohet se ka vjedhur një shumë parash në banesën e shtetasit A. S., ndërsa më datë 05.06.2026 dyshohet se ka tentuar të vjedhë në banesën e shtetasit K. B.
Sipas A2CNN, personi që shikoni më poshtë është autori i ngjarjes, Aned Koli Jonuzi.
