Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

E RËNDË në Tiranë, gjendet i vdekur në Astir 25-vjeçari (DETAJET E PARA)

Shkruar nga Newsbomb
E RËNDË në Tiranë, gjendet i vdekur në Astir
Foto ilustruese

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e kësaj të diele në Tiranë ku një i ri është gjetur i vdekur në banesën e tij.

Sipas informacioneve të bëra me dije nga vetë Policia e Shtetit mësohet se rreth orës 04:35 në ambientet e një banese në Astir është gjetur pa shenja jete 25-vjeçari me ininciale E.K.

Nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune. Grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit, ku paraprakisht dyshohet për vdekje natyrale.

“Më datë 14.06.2026, ora 04:35, në Astir, në ambientet e banesës, është gjetur pa shenja jete shtetasi E. K., rreth 25 vjeç. Nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune. Grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit, ku paraprakisht dyshohet për vdekje natyrale”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese