
Instituti i Gjeoshkencave paralajmëron se sot pasdite dhe nesër, pritet nivel rreziku “I LARTË” për zjarre në qarqet Lezhë, Durrës, Tiranë dhe Fier, ndërsa në qarqet Shkodër, Elbasan, Berat, Vlorë dhe Gjirokastër pritet nivel rreziku “I MODERUAR”.
Në qarqet Kukës, Dibër dhe Korçë pritet nivel rreziku “I ULËT” (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).
Nё disa qarqe pritet nivel rreziku lokalisht “I LARTË” konkretisht: qarku Shkodër (Jug), qarku Elbasan (Perëndim), qarku Berat (Perëndim) dhe qarku Vlorë (Veri-Perëndim). Rreziku më i lartë pritet ditën e nesërme, datë 7 Korrik.
Përsa i përket parashikimit meteorologjik, sot pasdite dhe nesër priten reshje të dobëta në qarqet Shkodër, Kukës dhe Dibër, ndërsa në qarqet e tjerë priten reshje lokalisht të dobëta (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).
Nesër, ditë e martë, temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë: në bregdet: 21 / 30°C, në vendet e ulëta: 19 / 33°C dhe në vendet malore: 13 / 28 °C.
Sot pasdite dhe nesër, sipas Instituti të Gjeoshkencave, era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare, për momente në zonat malore dhe bregdet deri e fortë.
