Hapësire reklamuese

Aktualitet

Protesta, organizatori i marshimeve bën denoncimin e fortë: Më kanë kërcënuar me jetën e fëmijës tim 1-vjeçar, e kam larguar

Shkruar nga Newsbomb
Protesta, organizatori i marshimeve bën denoncimin e fortë: Më
Visuar Dalipi

Organizatori i marshimeve të protestuesve në rrugët e Tiranës, Visuar Dalipi, i njohur si “Banka e fundit”, ka bërë një deklaratë të fortë, teksa tha se është kërcënuar me jetë ai dhe familja e tij.

I ftuar në News24, Dalipi tha se ka marrë kërcënime për jetën e fëmijës së tij 1-vjeçar, që për arsye sigurie e ka larguar jashtë vendit.

Më tej, ai ka deklaruar se kanë tentuar që ta blejnë dhe se i kanë shkuar në lagje për t’i bërë presion që të tërhiqet.

Dalipi: Marshimi ka për detyrë të shkojë në çdo institucion, sepse PD dhe PS kanë krijuar një monopol që nëse nuk bashkëpunon me ta të ndalojnë. Është koha të ndalojmë. Rolin e sindikatave duhet ta marrim ne, që të kërkojmë llogari pasi marrin taksat tona, duhet të na thonë çfarë kanë bërë me paratë tona.

Këta persona duan që ta prishin protestën, ne po pastrojmë imazhin e Shqipërisë me paqe. Ata ishin një grupim që po qëndronin të veçuar. Diaspora kërkonte të niste dhunën, ndonjëherë nuk kanalizohen aty ku duhen. Ata ishin djem të rinj, të lodhur nga diktatura dhe ranë pre e situatës. Doli një njeri dhe shpërndau maska, ka pasur njoftime në rrjete që të mos vijnë gra dhe fëmijë, i bën edhe vetë qeveria për ta ndaluar këtë protestë.

Ne jemi aty për largimin e qeverisë dhe duhen marrë masa, të mos kthehet në aktivitet pas pune. Kam marrë kërcënime edhe për fëmijën, që e kam një vjeç. Kam një muaj pa e parë sepse e kam larguar.n Nuk e kam thënë sepse s’dua të përhap panik. Këto janë metoda për të na blerë. Më kanë ardhur te lagjja, te shtëpia

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese