Hapësire reklamuese

Aktualitet

Italiani me makinë me targa kroate në Durrës, Policia Kufitare sekuestron 25,000 euro të padeklaruara

Shkruar nga Newsbomb
Italiani me makinë me targa kroate në Durrës, Policia Kufitare
Policia Kufitare sekuestron 25,000 euro të padeklaruara në Durrës

Strukturat e Doganës Durrës në bashkëpunim me Policinë Kufitare sekuestruan sot 25,000 euro të padeklaruara, të zbuluara në një automjet të paraqitur për kontroll në vijën e dytë.

Pas verifikimeve dhe kontrollit fizik të mjetit në pronësi të një shtetasi italian shuma monetare u evidentua si e padeklaruar pranë autoriteteve përkatëse.

Shuma e sekuestruar iu kalua strukturave kompetente për vijimin e procedurave të mëtejshme, ndërsa kontrollet e përbashkëta vijojnë me qëllim garantimin e zbatimit të legjislacionit dhe sigurisë në pikat kufitare.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese