Hapësire reklamuese

Aktualitet

Kishin kthyer banesën e marrë me qira në “fole” prostitucioni, arrestohen dy shtetase kolumbiane në Fier (EMRAT)

Shkruar nga Newsbomb
Kishin kthyer banesën e marrë me qira në “fole”
Foto ilustruese

Policia e Fierit ka arrestuar dy shtetase kolumbiane, të cilat kishin marrë me qira një apartament dhe e kishin përshtatur atë për ushtrimin e prostitucionit.

Sipas njoftimit të policisë, në pranga kanë rënë shtetaset Dina Camargo, 31 vjeçe dhe Geraldine Calderon 20 vjeçe, të dyja nga Kolumbia.

Gjatë operacionit policor u sekuestruan një shumë parash, e dyshuar si e përfituar nga kjo veprimtari, si dhe gjashtë telefona celularë. Ndërkohë, u proceduan penalisht edhe tre shtetas për veprën penale të prostitucionit.

“Seksioni për Hetimin e Trafiqeve në DVP Fier ka finalizuar operacionin e tretë kundër prostitucionit, duke arrestuar dy shtetase nga Kolumbia, shtetasja Dina Camargo, 31 vjeçe dhe Geraldine Calderon 20 vjeçe.

Sipas hetimeve, ato ushtronin prostitucion në një banesë të marrë me qira dhe të përshtatur për këtë veprimtari.

Gjatë operacionit u sekuestruan para të dyshuara si të përfituara nga kjo veprimtari dhe 6 telefona celularë, ndërsa u proceduan penalisht edhe 3 shtetas për veprën penale të prostitucionit“, thuhet në njoftimin e policisë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese