Hapësire reklamuese

Aktualitet

Klevis Balliu takon protestuesit e arrestuar: PD do të thërrasë drejtorin e Policisë për të dhënë llogari

Shkruar nga Newsbomb
Klevis Balliu takon protestuesit e arrestuar: PD do të thërrasë
Klevis Balliu

Deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, ka takuar këtë të premte qytetarët e arrestuar një ditë më parë gjatë protestës së zhvilluar para Kuvendit.

Përmes një deklarate, Balliu u shpreh se protestuesit pavarësisht arrestimit, ata ishin të vendosur për të falënderuar qytetarët që i mbështesin.

Ai ka bërë me dije se do të thërrasë drejtorin e Policisë për të dhënë llogari për protestuesit e arrestuar, që sipas tij, ata nuk kanë kryer asnjë akt dhune në tubim.

“Sot pata mundësinë të takoj qytetarët që u arrestuan padrejtësisht. Ata ishin më të motivuar se kurrë dhe shumë falënderues ndaj të gjithë shqiptarëve, veçanërisht ndaj miqve të tyre, të cilët qëndruan pranë tyre përballë dhomave të paraburgimit deri në orët e vona të natës. Ndërsa aktet kriminale të policisë së pushtetit do të marrin përgjigjen e merituar, Partia Demokratike do ta thërrasë drejtorin e Policisë që të japë llogari.

Nshtë e turpshme të akuzosh këta qytetarë për dhunë, kur ata, edhe kur ishin 200 mijë protestues, nuk kryen asnjë akt dhune. Është turp që sot në burg janë këta heronj, ndërsa Parlamenti dhe institucionet e shtetit janë uzurpuar nga hajdutët e narkopushtetit. Por këta qëndrestarë ishin të qartë se nuk do të ndalen. Turpi do t’i mbulojë të gjithë ata që heshtin përballë kësaj padrejtësie,” deklaron ai.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese