Hapësire reklamuese

Aktualitet

“Më kanë kërcënuar!” U dhunua bashkë me të atin nga efektivi i policisë 6 muaj më parë, Altin Meçaj bën thirrje për drejtësi: Nëse nuk e zgjidh shteti do e bëj unë…

Shkruar nga Newsbomb
“Më kanë kërcënuar!” U dhunua bashkë me
Altin Meçaj, foto arkive nga spitali

Rasti i Altin Meçajt, i cili bashkë me të atin u dhunuan brutalisht në banesën e tyre nga efektivi i policisë Fredi Lamaj, për shkak të disa mesazheve të Meçajt ndaj motrës së tij, vijon ende të mos ketë një zgjedhje konkrete.

I dhunuari Altin Meçaj, ka dalë para Prokurorisë së Fierit në një deklaratë për mediat, ku është shprehur se Prokuroria akoma nuk e ka thirrur për të dhënë dëshminë, për provat e reja për të cilat ai pretendon se i disponon.

Sipas tij, kanë qenë dy xhaxhallarë të Fredi Lamajt, të cilët e kanë kërcënuar për të hequr denoncimin.  Meçaj u shpreh më tej se se, Fredi Lamaj është rikthyer tashmë në radhët e Policisë së Shtetit, duke thënë se nëse rasti nuk zgjidhet ai do “ta zgjidhë” vetë.

Teksa ka rikujtuar edhe ngjarjen shumë të rëndë të Libofshës, ku në 1992 vëllezërit, Gëzim dhe Enver Çuka, hynë për grabitje në mesnatë në banesën e familjes Pupa. Gjatë këtij krimi, ata masakruan dhe vranë me armë zjarri e mjete të mprehta pesë anëtarë të familjes Pupa, përfshirë një foshnjë 7-muajshe, një grua shtatzënë dhe tre breza të të njëjtës familje. Pas një gjyqi 24-ditor, dy vëllezërit Çuka u shpallën fajtorë dhe u dënuan me vdekje nga Gjykata e Fierit

Altin Meçaj: “Pasnesër kjo bën gjashtë muaj, dhe nuk shikoj asnjë lloj lëvizje, nuk është marrë asnjë lloj mase. Edhe një masë që është marrë paraprakisht kur isha unë në spital, që ai është pezulluar disa ditë nga puna, është rikthyer dhe nuk e kuptoj se si është rikthyer por e kanë rikthyer.

Unë kam dhënë një deklaratë kur isha në spital, edhe nuk më kanë thirrur më këtu. Unë kam fakte të reja në këtë drejtim, për arsye se mua më kanë ardhur në spital dhe më kanë kërcënuar që të tërheq denoncimin ose do më bëjnë mua denoncim, edhe ky që e ka bërë është xhaxhai i këtij djalit, quhet Shkëlqim Lamaj. Edhe një mesazh tjetër po nga xhaxhai i këtij djalit Aranit Lamaj që është në gjermani, edhe ky person më ka dërguar mesazh që unë të tërhiqem.

Unë kërkoj nga prokuroria që të më marrin në pyetje edhe njëherë, t’u jap faktet që kam dhe të di edhe unë se ku është kjo çështje.

Unë i kam bërë edhe një kërkesë me shkrim, Kryeprokurorit të rrethit Fier, për ta takuar, pasi këtu janë ndërruar edhe prokurorët, edhe nuk kam marrë asnjë lloj përgjigje as me shkrim as me telefonatë. Unë jetoj në Gjermani, dhe kohai me është e kufizuar për të qëndruar në Shqipëri.

E dyta që nga ajo ditë kur ka ndodhur kjo ne kemi ndjerë që kemi jetuar me frikë në shtëpi, se kush e pengon atë zotërinë të vijë prapë, që të bëjë një gjest të tillë, bashkë me shokët siç erdhi herën e parë.

Kërkoj nga shteti t’i japi zgjidhje edhe jo më shumë për mua por për atë babin tim 80 vjeç. Edhe një ngjarje që të mos përsëritet më kurrë për arsye se t’i hysh tjetrit në shtëpi, është diçka shumë shumë e rëndë. Kjo ka ndodhur në Libofshë në ’92-shin, edhe ata zotërinjtë përfunduan në litar në mes të Fierit.

Të them të vërtetën po ndihem i zhgënjyer, kam ardhur dy herë, kam bërë kërkesë me shkrim dhe nuk kam marrë asnjë lloj përgjigje.

Unë kam presion nga familja, për arsye se ai babai im ka nipër, mbesa, vëllezër, motra edhe për të mos vajtur më tej ia kemi besuar shteteit, por shteti duhet ta zgjidhi, mos ma lerë mua, se kjo në një mënyrë apo në një tjetër do zgjidhet.”

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese