Protestuesit
Edhe pse marshimi në rrugët e Tiranës nisi thuajse tre orë më parë, mijëra protestues janë rikthyer sërish në Bulevardin Dëshmorët e Kombit.
Me thirrjet “Revolucion” dhe “Shqipëri e Re”, protestuesit bëjnë thirrje për largimin e qeverisë dhe të kryeministrit Edi Rama.
Sërish të rinjtë kanë ndezur dritat e telefonave, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit.
Kujtojmë se kjo është protesta e tetë në Tiranë, ku qytetarët kërkojnë anulimin e projektit të Zvërnecit dhe dorëheqjen e qeverisë.
Sondazh
Poll
