Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

"Projektet e Zvërnecit dhe Sazanit nuk do të ndalen", Rama ironizon protestuesit: Lloj-lloj qorrallapajsh në një protestë të stisur me kauza imagjinare

Shkruar nga Newsbomb
"Projektet e Zvërnecit dhe Sazanit nuk do të ndalen", Rama
Edi Rama

Edi Rama ka reaguar në Facebook ndaj protestës së organizuar nga ambientalistë dhe grupe të tjera në bulevard. Ai ironizon protestuesit duke i quajtur “blogerë, influencera” dhe “qorrallapaj”, duke thënë se ata luftojnë kundër “tradhëtarëve imagjinarë” dhe “projekteve imagjinare” për të mbrojtur natyrën nga “shkatërrimi imagjinar” dhe flamingot nga “vdekja imagjinare”. 

Rama akuzon protestën se është e stisur dhe jo e sinqertë, duke e paraqitur si një shfaqje për vëmendje dhe “like” në rrjete sociale. Ai shton se, sipas tij, projektet e Zvërnecit dhe Sazanit nuk do të ndalen, por përkundrazi do të realizohen dhe do të shërbejnë si shembuj krenarie kombëtare, motorë të ekonomisë dhe destinacione turistike që do të admirohen nga bota. 

Postimi i plotë:

"Pra kur mblidheni ju me Rrethin Katror, e me blogerë e influencera që vijnë në bulevard për të marrë follouersa e llajke mbi tribunë, e me lloj-lloj qorrallapajsh rrotull dhe luftoni me tradhëtarë imagjinarë, kundër projektesh imagjinare, për të mbrojtur natyrën nga shkatërrimi imagjinar e për të shpëtuar flamingot nga vdekja imagjinare, kjo është “Shqipëria e Re”, “Shqipëria e Shqiptarëve”, “Shqipëria që nuk shitet”, ndërsa kur mblidhen të tjerët ju i jepni vetes të drejtën t’i shani, ofendoni, pështyni, siç bëni me të tërë ata që marrin kurajon të shprehin ndonjë mendim ndryshe në faqet e tyre dhe duhet të marrin mbrapsht furinë e gjuhës më anti-ambientaliste të mundshme

Këto bashkëngjitur janë vetëm disa prej mbetjeve të gojës suaj, në adresë të socialistëve të Elbasanit sot, të cilat po ia bashkëngjis këtij shënimi për të gjithë ata që kujtojnë gabimisht se ka mbetur më ambientalizëm në atë protestë të stisur me ndjenjat e shumëkujt, duke i siguruar të tërë njerëzit e mirë e të shqetësuar pa dallim, se projektet e Zvërnecit dhe Sazanit nuk do të ndalen kurrësesi, po do të bëhen shembëlltyra krenarie kombëtare, motorë të rinj të një ekonomie të denjë për një vend të Bashkimit Europian, pasqyra shembullore të zhvillimit të qëndrueshëm dhe destinacione që do t’i shohë me admirim mbarë bota."- shkruan Edi Rama.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese