Foto nga stuhia
Juglindja e vendit është përfshirë mbrëmjen e sotme nga reshje e dendura të shiut, të shoqëruara me shkarkesa të forta elektrike.
Si pasojë e motit të keq, është vështirësuar qarkullimi i automjeteve në aksin rrugor Korçë-Pogradec, si dhe në drejtimin e kundërt për disa minuta.
Drejtuesit e mjeteve janë detyruar të lëvizin me kujdes për shkak të uljes së ndjeshme të shikueshmërisë dhe pranisë së ujit në rrugë.
Autoritetet bëjnë me dije se fatmirësisht deri më tani nuk janë raportuar dëme materiale apo incidente të shkaktuara nga shkarkesat elektrike.
Sondazh
Poll
