Foto nga aksidenti
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të hëne në aksin kombëtar Librazhd-Qafë Thanë.
Sipas informacioneve paraprake, ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:45, në zonën e njohur si “Kthesat e Qafë-Thanës”, ku një kamion i tonazhit të rëndë dyshohet se ka humbur kontrollin, duke dalë jashtë rruge dhe më pas është rrokullisur disa metra në anë të saj.
Menjëherë pas njoftimit, në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e emergjencës dhe ato të policisë, të cilët po punojnë për menaxhimin e situatës.
Deri në këto momente nuk ka informacion zyrtar lidhur me persona të lënduar. Pritet që Policia e Shtetit të japi më shume detaje për aksidentin.
Sondazh
Poll
