Hapësire reklamuese

Aktualitet

Tronditet Kavaja! I moshuari qëllon me thikë vëllain në arë, 74-vjeçari VDES rrugës për në spital (EMRAT)

Shkruar nga Newsbomb
Tronditet Kavaja! I moshuari qëllon me thikë vëllain në
Foto ilustruese

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në një familje në Kavajë, ku vëllai ka vrarë vëllanë me thikë.

Sipas informacioneve paraprake, dy vëllezërit janë përfshirë në një konflikt, i cili ka degraduar deri në përdorimin e thikës. Si pasojë e plagëve të marra, njëri prej tyre ka humbur jetën.

Policia bën me dije se ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 20:30 në fshatin Agonas të Kavajës, ku dy vëllezërit, Muhamet Rreshka, 76 vjeç, dhe Eqerem Rreshka, 74 vjeç, ndodheshin në arë duke punuar për mbledhjen e bazës ushqimore për blegtorinë.

Për motive ende të paqarta mes tyre ka nisur një konflikt, i cili ka përfunduar në dhunë. Gjatë përplasjes, 76-vjeçari ka nxjerrë një mjet prerës (thikë) dhe ka goditur disa herë vëllain e tij.

I plagosuri është transportuar me urgjencë nga familjarët dhe dëshmitarët drejt spitalit, por për shkak të plagëve të marra dhe humbjes së madhe të gjakut, 74-vjeçari nuk ka mundur të mbijetojë, duke ndërruar jetë gjatë rrugës.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë, të cilat kanë bërë të mundur arrestimin e 76-vjeçarit.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese