Hapësire reklamuese

Aktualitet

“Nuk vazhdohet më kështu, mjaft është mjaft", Afrim Krasniqi: Shqipëria meriton një lider që të respektohet për atë që është dhe jo për atë që paguan me reklama

Shkruar nga Newsbomb
“Nuk vazhdohet më kështu, mjaft është mjaft",
Afrim Krasniqi

Politolgou Afrim Krasniqi foli për A2CNN, në emisionin "Off the Record" në lidhje me protestën edhe me kërkesat.

Politologu Afrim Krasniqi, në një intervistë për A2CNN në emisionin Off the Record, komentoi mbi protestën që po zhvillohet dhe kërkesat e saj. Ai theksoi se protesta ka arritur të artikulojë një zë publik të rëndësishëm, duke sjellë në vëmendje shqetësimet e qytetarëve.

Sipas Krasniqit, kërkesat kryesore lidhen me ndryshimin e kontratës mes politikës dhe qytetarëve, si dhe dorëheqjen e dy figurave kryesore politike. Ai vuri në dukje se pjesa tjetër e kërkesave ka më shumë karakter administrativ sesa politik, duke kujtuar se ligje të ngjashme janë anuluar edhe më parë, por më pas janë rikthyer pas disa muajsh.

Krasniqi e konsideroi të rëndësishme faktin që protesta ka adresuar një problem real dhe ka artikuluar atë që shumica e qytetarëve kërkojnë. Megjithatë, ai kritikoi zgjedhjen e individëve që e përfaqësuan këtë zë, duke thënë se më të përshtatshëm do të ishin të rinjtë që simbolizojnë imazhin e ri të Shqipërisë.

"Një është kërkesa, ndryshimi i kontratës së politikës e qytetarët dhe dorëheqja e dy figurave kryesore, të tjerat janë gjëra, se vendi për të anuluar ligjin është në shumë akt administrativ sesa politik dhe koha ka treguar se e kanë marrë edhe e kanë thyer prapë pas gjashtë muajsh. Është lajm i mirë që protesta adresoi një zë publik dhe u artikulua për atë që të gjithë po kërkonin, mendoj se ishte e gabuar zgjedhja e individëve për ta artikuluar këtë zë, më shumë i përshtatur do të ishte një vajzë ose një djalë i ri që përfaqëson Shqipërinë e re dhe imazhin e ri. Ishte e gabuar qoftë edhe për naivitet deklarata për ndërhyrje të grupeve të tjera, por këta janë çmime që paguhen në një aleancë të rastësishme ku depërtojnë që nga ambientalistët deri te adhuruesit e lirisë.", tha Krasniqi.

Ai shtoi se deklaratat për ndërhyrje të grupeve të tjera ishin të gabuara dhe të nxituara, por kjo është një kosto që shpesh paguhet në aleanca të rastësishme ku përfshihen ambientalistë, aktivistë të lirisë dhe grupe të tjera. Krasniqi theksoi se thelbi i protestës nuk është për të bërë profil politik të individëve, por për të dhënë mesazhin se nuk mund të vazhdohet më me këtë situatë.

"Por thelbi i protestës nuk është për të bërë CV e njëri-tjetrit, por thelbi është që nuk vazhdohet më kështu, mjaft është mjaft. Çfarëdo që të ndodhë, edhe sikur ta shuajnë, edhe sikur të ndërhyjnë, edhe pse nuk mendoj se do të shuhet, do të vazhdojë më gjatë, do të ndërhyjnë njerëz publikë. Unë punoj me të huaj dhe e di se cila është pasoja ndërkombëtare e këtyre gjërave. Shqipëria meriton një lider që të respektohet edhe të vlerësohet për atë që është dhe ajo për atë që paguan reklama. Në rastin konkret Shqipëria nuk ka lider politik përfaqësues as në mazhorancë as në opozitë. Shqipëria meriton një njeri që kupton procesin e integrimit evropian si detyrim dhe mision historik dhe jo si flamur personal për ta tundur përpara militantëve.", vijoi ai.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese