Hapësire reklamuese

Aktualitet

"Të japin ujë mali në bisht të lugës së ndryshkur", Rama i përgjigjet "Akademikut Mediokër": Djemtë e Chestnut Hill-it janë shembull i punës, ndërsa ti ishe ministër i padobishëm

Shkruar nga Newsbomb
"Të japin ujë mali në bisht të lugës së
Edi Rama

Mesazhe që synonin të dëmtonin biznesin vendas, nga një figurë publike me titull “Akademik” është përfshirë në debat duke kërcënuar se do të vlerësojë negativisht një biznes familjar për ta dëmtuar.

Reagimi ndaj këtij "AKADEMIKU" ka ardhur nga vetë përfaqësuesit e biznesit, të cilët theksojnë se “këtë biznes e kemi ngritur vet dhe jo së bashku”, duke i bërë thirrje pedagogut “mos k’ce si plakat n’kollomoq”, një shprehje dialektore tropojane që nënkupton mos bëj zhurmë kot.

Mbi këtë ka reaguar edhe Kryeministri Edi Rama, i cili ka shpërndarë foton e djemve të “Chestnut Hill” dhe ka lavdëruar përpjekjet e tyre për të ngritur një destinacion turistik në majat e Tropojës.

Ai i ka cilësuar si dy vëllezër flori, nga një familje e dinjitetshme, duke theksuar se biznesi i tyre është shembull i punës dhe përkushtimit.

Rama ka kritikuar ashpër akademikun që i ka kërcënuar, duke e quajtur ish‑zëvendës ministër i padobishëm dhe mediokër hakmarrës, ndërsa ka ironizuar gjuhën e tij përçmuese ndaj sipërmarrësve që i japin ujë mali në bisht të lugës së ndryshkur.

 Kryeministri ka paralajmëruar se do të vizitojë vetë “Chestnut Hill” për të dërguar një mesazh solidariteti ndaj punës së ndershme dhe për të treguar se “ku është e çfarë është Chestnut Hill‑i”.

Reagimi i plotë:

Djemtë e CHESTNUT HILL-it lart në Tropojë janë dy vëllezër flori, nga një familje e dinjitetshme në një nga majat e atyre maleve kreshnike, ku kanë ngritur një biznes familjar me stërmundim të madh, duke e kthyer shtëpinë e tyre në një destinacion turistik mbresëlënës

“Akademiku” që i ka kërcënuar, se do t’u verë një yll në vlerësimin online, po u “morën me politikë në kohë krize” - pra po nuk u bashkuan në një mendje me të e me dështakët e tjerë lugëndryshkur, që kujtuan se u bë bulevardi kos - ka qenë zëvendës ministër në një prej qeverive socialiste dhe e vetmja gjë për të cilën u dallua, ishte se mbyllej nga brenda në zyrë e bënte rrumbullak gjumin e drekës

Tani ky “akademik” i larguar nga qeveria si i padobishëm për asgjë dhe që paska mbledhur tërë këto vite helmin e mediokrit hakmarrës, i tregon “delet e narkotrafikut” dy djemve që i japin ujë mali në bisht të lugës së ndryshkur, atij dhe tërë sallahanave të kombit, që u kapën rrumbullak pas qafës si flamingove si i mbyturi pas fijes së barit

U kam premtuar kaherë djemve te CHESTNUT HILL-it se do u shkoj për të parë një natë hënën nga afër dhe tani erdhi koha, e nga atje lart do t’i çojmë së bashku një mesazh këtij sojit rrumbullaktorollak, që ta marrë vesh tërë dynjaja se ku është e çfarë është CHESTNUT HILL-i 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese